Skip to content

Fat i madh në muajin Qershor për këto shenja!

Astrologu Hysgen Dauti ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar se si parashikohet ky muaj për të gjitha shenjat e horoskopit, në aspektin romantik, financiar dhe jo vetëm.

I pyetur se ‘si parashikohet Shigjetari këtë muaj?’, astrologu u përgjigj:

“Fusha që preket dhe çlirohet në të njëjtën kohë dhe ai bekimi i madh që i vjen Shigjetarëve, është një bekim financiar, çlirimi i një kredie, çlirimi i një borxhi, një pagesë e madhe që vjen në xhepin e tyre, një shpërblim i madh për një punë të kryer.

Pra çdo gjë që lidhet me financat dhe transformimin financiar, për ta tranformuar, për ta transferuar apo për të hequr pengesa në jetën e tyre. Padyshim që nuk janë ende në pikën e tyre më të lartë. Viti i Luanit që nis në korrik, i sjell Shigjetarët në fatin e ture më të lartë, do nisin udhëtimet, aventurat dhe liria në përgjithësi e jetës. Mund të lënë një punë, mund të çlirohen nga një presion i madh i punës apo i përgjegjësive.

LEXO MË SHUMË!  E zbulon kush ishte biseda/ Ish-polici i Burgjeve që i dha telefonin: Erion Veliaj foli me ...

“Një rikthim nga e kaluara dhe….”/ Çfarë pritet të ndodhë me Gaforret gjatë Mërkurit në retrogradë?

Dhe si funksionon Shigjetari nëse nuk ka shumë përgjegjësi? Nëse ka shumë përgjegjësi, edhe mënyra si i bën gjërat në stres dhe në presion nuk është më e mira e tyre. Ata duan liri që të japin më të mirën në karakter. Kjo gjë pikërisht do të vijë si dhuratë në qershor. Do të kenë mundësinë apo luksin e madh të lënë punën, pra të mos e vrasin mendjen dhe të kenë mbarëvartje të mirë financiare.

LEXO MË SHUMË!  Pas ndarjes me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend shkon për …

Nëse Shigjetarët synojnë këtë gjë, këtë gjë do arrijnë. Pavarësisht se mundësitë janë individuale, por nëse synimi është ky këtë vit, këtë gjë universi do ta mundësojë”.

Published inNews