Skip to content

E frikshme çfare po ndodh, Euro në rënie të lirë, luhatje edhe në monedhat e tjera

Dollari amerikan ka pasur sërish luhatje të lehta të kuotës edhe këtë të enjte duke u blerë sot në raport me një ditë më parë me 80 lekë dhe duke u shitur me 81 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të enjte pasi në raport me ditën që lamë pas është blerë me 92.5 lekë dhe është shitur me 93.3 lekë.

LEXO MË SHUMË!  Djali dhe nusja u ngrenë kurth, u “zhvasin” hotelin me 26 dhoma

Franga zvicerane sakaq edhe ajo duket relativisht e paqëndrueshme këtë të enjte pasi në raport me dje ka pasur lëvizje të kuotës duke u blerë sot me 98.5 lekë dhe duke u shitur me 99.7 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur rënie dhe luhatje të kuotës këtë mëngjesin e sotëm pasi referuar tregut të brendshëm valutor në raport me ditën e mërkurë është blerë sot me 107.9 lekë dhe është shitur me 109 lekë.

LEXO MË SHUMË!  Këta janë emrat e 6 VIP-ave më të zëshëm të protestës për Zvërnecin
Published inNews