Skip to content

Çfare po përgatit Diaspora për Ramën në ditëlindjen e 62-të…

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga forumi europian i inovacionit dhe sipërmarrjes, ku po merr pjesë si drejtues i qeverisë shqiptare, se ai i ka dëgjuar dhe i konsideron shqetësimet e protestuesve në Tiranë, të cilët prej më shumë se një muaji mblidhen nën zyrën e tij.

Nga Gjermania, Edi Rama u tha të pranishmëve se po përpiqet me shumë kujdes të kuptojë mesazhin e tubimit qytetar, jo duke numëruar njerëzit që marrin pjesë në të, por duke dëgjuar shqetësimet e tyre.

READ MORE  Kush është biznesmeni Orest Sota i arrestuar nga SPAK, në 2017 u arrestua me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys Agasin

Kryeministri bëri sërish fajtor algoritmin e rrjeteve sociale për masivizimin e protestës, ndërsa u kujtoi gjermanëve të pranishëm në forumin e inovacionit, se vite më parë kur ai protestonte në opozitë, në bulevard u vranë njerëz.“Si kryeministër, e konsiderojë këtë protestë një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverinë time. Po përpiqem ta kuptoj këtë mesazh me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit në rrugë, por duke u përpjekur të dëgjojë shqetësimet e njerëzve.

Në të njëjtin bulevard ku protestojnë flamingot, kishim njerëz që u vranë, protestues që humbën jetët, jo shumë kohë më parë. Ajo që dua të them është se pas protestës, (së flamingove) u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeq.

READ MORE  Mamaja dhe vajza e tij nuk i flasin me gojë Rudinës! Mark Frroku bën deklaratën e fortë: Jeta është luftë kam zgjedhur të

Miliona njerëz që nuk kishin vënë as këmbën në Shqipëri u ndikuan nga algoritmi, u shtrembërua realiteti përmes optimizimit. Algoritmi nuk ka nevojë që të shtypë përmes një policie sekrete, ai thjesht mbyt gjithçka tjetër përveç indinjatës“, tha Edi Rama.

Published inNews