Skip to content

Çfarë ndodhi?! Rama tjetër mbledhje URGJENTE me drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS-së

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të mërkurën në orën 08:30, në selinë e Partia Socialiste e Shqipërisë, drejtuesit politikë të kësaj force në të gjitha qarqet e vendit.

Kjo mbledhje konsiderohet e rëndësishme për koordinimin e punës politike dhe organizative të partisë në nivel kombëtar, si dhe për diskutimin e çështjeve aktuale që lidhen me qeverisjen dhe zhvillimet politike në vend.

Takimi zhvillohet vetëm pak ditë pas mbledhjes së zgjeruar që kryeministri zhvilloi me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, ku u trajtuan prioritetet e punës për muajt në vijim.

READ MORE  E bujshme/ ''Shkundet'' qeveria, gjashtë zyrtarë nën akuzë për përfitim fondesh

Në të njëjtën kohë, mbledhja vjen në një klimë të tensionuar politike, pasi prej më shumë se tre javësh në Tiranë po organizohen protesta të vazhdueshme nga opozita dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Pritet që gjatë takimit të diskutohet edhe situata politike e krijuar nga këto protesta dhe hapat që do të ndërmerren në vijim nga mazhoranca qeverisëse.

READ MORE  "Zbythet" Qeveria pas tubimit të studentëve shqiptarë në RMV, zv.kryeministri: Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip
Published inNews