Skip to content

Banesa merr flakë, komshinjtë shpëtojnë 90-vjeçaren që jetonte e vetme, fqinji tregon çastet e para

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një banesë në fshatin Tapi, në bashkinë e Kuçovës. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të komshinjve është shpëtuar 90-vjeçarja Sherina Hatija, e cila jetonte e vetme në banesë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike në një prej prizave të shtëpisë. Fillimisht flakët janë shfaqur në dhomën e ndenjës dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën.

LEXO MË SHUMË!  Djali i vdiq në aksident, babai vret shoferin: Është përgjegjës …

Komshinjtë kanë ndërhyrë menjëherë, duke nxjerrë të moshuarën jashtë banesës, ndërsa më pas ajo është transportuar me ambulancë në Spitalin e Kuçovës për një kontroll rutinë. Fatmirësisht, 90-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar djegie.

Një fqinj i 90-vjeçares tregoi për momentin e zjarrit.

“Plaka po ishte andej po rrinte ulur, do digjej dhe ajo. Vajtëm dhe e nxorrëm nga banesa. Ishte nusja e Agronit matanë dhe po fikte flakët me zorrë” tha ai

LEXO MË SHUMË!  Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Kuçovës, të cilave iu bashkuan edhe efektivët e zjarrfikëses së Dimalit. Pas një ndërhyrjeje të shpejtë, flakët u lokalizuan dhe u shuan, duke parandaluar përhapjen e tyre, megjithëse banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shkaku paraprak i zjarrit dyshohet të jetë një defekt në instalimin elektrik.

Published inNews