Skip to content

A*sident i rëndë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, gruaja pë*plaset nga fuoristrada teksa kalonte rrugën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Zham Sektor, ku një 75-vjeçare është përplasur nga një automjet tip fuoristradë teksa po kalonte rrugën.
Sipas të dhënave paraprake, Bajame Ramazani po shkonte drejt tokave bujqësore dhe ka kaluar mbi trafikndarësen, rreth 50 metra larg mbikalimit.
Në ato momente është goditur nga një fuoristradë që lëvizte në autostradë.

LEXO MË SHUMË!  Çfarë i bëre mor të q*** r*** ? Familjarët e policit të vrarë shpërthejnë në lot dhe të shara teksa autori del nga spitali (Video)

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me ambulancë në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhet në gjendje kritike dhe po merr trajtim në repartin e kujdesit intensiv.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Drejtuesi i fuoristradës është shoqëruar nga policia deri në përfundimin e veprimeve procedurale.

LEXO MË SHUMË!  Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj jep lajmin: Nga data 1 korrik, ja sa do të përfitojnë nga rritja 900 mijë pensionistë
Published inNews