Skip to content

Amnistia Penale/ Lirohet nga qelia Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e 500 mijë eurove në banesën e Alda Klosit

Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e një shume prej rreth 500 mijë eurosh në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi, ka përfituar nga amnistia penale dhe është liruar nga qelia.

Dobi ka lënë mëngjesin e kësaj të mërkure burgun e grave në Pojskë, pasi është përfshirë në listën e përfituesve nga amnistia penale.

Ngjarja e vjedhjes së banesës së Alda Klosit mori vëmendje të madhe për shkak të shumës së konsiderueshme të parave të marra. Sipas hetimeve, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën e banesës me forcë dhe kishin tentuar ta paraqisnin ngjarjen si një grabitje.

READ MORE  Tronditet sërish vendi, kërcet arma, raportohet për të plagosur

Dyshimet u ngritën pas verifikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat zbuluan dinamikën e ngjarjes dhe çuan në zbardhjen e autorësisë së vjedhjes.

Published inNews