Skip to content

Aksident në Divjakë, 22-vjeçari përplas për vdekje me motor të moshuarën

:Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e kësaj të hëne në rrugën nacionale Çermë-Divjakë.

Një 22-vjeçar që po lëvizte me motoçikletë ka përplasur një grua teksa po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.

Viktima është identifikuar si Ike Dervishi, rreth 71-vjeç, e cila ka humbur jetën në vend nga përplasja.

LEXO MË SHUMË!  “Zbrit, ose do digjem me benzinë”/ Krimi në Fier, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Refiti më vuri 3 kushte…

Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e motoçikletës, shtetasin Leandro Xhillari 22 vjeç.

Published inNews