Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorçikletës, Gjin Kola, banues në zonë, ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, Luljan Vena, 24 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë së Fushë-Krujës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
