Skip to content

Rama sulmon protestuesit, bën lëvizjen e papritur kundër një qytetarje

Kryeministri Edi Rama duket se ka nisur një fushatë presioni dhe intimidimi publik ndaj qytetarëve që marrin fjalën në protestat kundër qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi foton e një protestueseje, duke e etiketuar si “shkelëse ligji”, “personazh grotesk” dhe “militante”, vetëm pse ajo kishte dalë në protestë dhe kishte bërë thirrje për mobilizimin e diasporës.

Në postimin e tij me foto që nuk është reale , por identifikuese, kryeministri publikoi imazhin e një ndërtese pa leje në Durrës duke pretenduar se është e protestueses që mbante mikrofonin në protestë. Rama shkruan se gruaja është ndërtuesja e objektit pa leje dhe e akuzon se po manipulon opinionin publik duke u paraqitur si aktiviste për mjedisin dhe trashëgiminë kulturore.

READ MORE  Protestat po bëjnë të veten, ish-ministri socialist kërkon me URGJENCE dorëheqjen e Edi Ramës

Postimi i kryeministrit Edi Rama ndaj një protestueseje ngre pikëpyetje serioze mbi përdorimin e pushtetit dhe mënyrën sesi synohet të frikësohen qytetarët që dalin kundër qeverisë.

Në vend që të ndjekë rrugën ligjore për një ndërtim pa leje, nëse rasti është real dhe i provuar, kryeministri zgjedh ta publikojë rastin në Facebook, duke identifikuar dhe sulmuar publikisht një qytetare.

Kjo e kthen postimin në një akt të pastër intimidimi. Sepse nëse objekti është vërtet pa leje, shteti ka institucione, procedura dhe ligj për të vepruar. Ligji nuk zbatohet me statuse në Facebook dhe as me ekspozime publike ndaj protestuesve.

READ MORE  Pjesëmarrje masive! Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit

Mesazhi që përcillet është i qartë, kush del në protestë dhe ngre zërin kundër qeverisë, mund të bëhet objekt shënjestrimi publik nga vetë kryeministri.

Pikërisht këtu qëndron problemi më i madh i këtij rasti. Kryeministri nuk foli si drejtues i institucioneve që zbatojnë ligjin, por si një lider politik që përdor pushtetin dhe ekspozimin publik për të dekurajuar protestën.

Në një demokraci normale, shteti heton dhe vepron sipas ligjit. Nuk përdor Facebook-un për të paralajmëruar qytetarët që marrin pjesl në protestë kundër qeverisë.

Published inNews