Skip to content

E fundit! Dhimbje e madhe! Ndahet nga jeta papritur mjeku i njohur shqiptar (Foto)

Mjeku dhe intelektuali çorovodas, Maksim Musabelliu, apo Maksi siç e thërrisnin të gjithë, është ndarë papritur nga jeta pasditen e së premtes. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja dhe miqtë e tij të shumtë, të cilët janë tronditur nga ikja e parakohshme.

Doktor Maksi konsiderohej si një nga figurat më të ndritura të qytetarisë çorovodase, stomatolog, humanist, filantrop i njohur dhe Qytetari më i ri i Nderit i Skraparit.

Largimi i tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për mbarë komunitetin që pati fatin ta njohë dhe ta ketë pranë. Ai ishte një njeri i rrallë, i kompletuar në çdo përmasë të jetës së tij: në kulturë, në profesionalizëm, në fisnikëri dhe në qytetari.

READ MORE  Edi Rama bën kllounin në Elbasan, imiton vajzat që dalin në protestë (Video)

Ndahet papritur nga jeta mjeku stomatolog Maksim Musabelliu, ishte Qytetari

Por mbi të gjitha, ai do të kujtohet për dritën e shpirtit të tij, për zemrën e madhe dhe për bujarinë e pakufishme me të cilën prekte jetët e njerëzve.

Ata që e njihnin, shkruajnë se Doktor Maksi ishte nga ata njerëz që bënin mirë në heshtje, pasi nuk fliste kurrë për bamirësitë dhe ndihmën që u jepte të tjerëve, nuk kërkonte lavdi e as mirënjohje publike. Ai besonte se e mira duhet bërë thjesht sepse është e drejtë të bëhet.

READ MORE  Ben Blushi revoltohet keq me protestuesit: Jeni Injorantë me plan, keni urrejtje, ja e keqja e madhe që po i sillni Shqiperisë

“I lindur në Tomorr, në Dervish Iljaz, në atë truall të bekuar ku historia, besimi dhe fisnikëria njerëzore ndërthuren natyrshëm, ai mbeti gjatë gjithë jetës bir i denjë i atyre rrënjëve. Ndoshta prej tyre buronte edhe urtësia, thjeshtësia dhe madhështia e tij njerëzore”, shkruan Zylyftar Hoxha, nga Orakujt e Tomorrit.

Published inNews