Skip to content

Mund të japë dorëheqjen?! Rama habit me deklaratën e tij

Kryeministri Edi Rama, teka ka komentuar protestat disa javore në Tiranë, ka deklaruar se është krijuar përshtypjen se ai mund të tërhiqet nga detyra, por theksoi se qeveria do të vijojë mandatin e saj.

Rama: Unë kam pasur shumë mesazhe, nuk e di se për çfarë arsyeje, si qysh tek, e kam lënë përshtypjen sikur më ka shkuar ndërmend që unë të jap dorëheqjen. Kam pasur shumë mesazhe, dhe gjithmonë e më shumë, sepse gjithmonë e më shumë njerëz fillojnë të qartësohen dhe shohin që kjo është diçka që nuk rri as në qiell, as në tokë.

Nuk mundet dot asnjë shqiptar i arsyeshëm, që edhe sikur kurrë të mos na ketë votuar, ta pranojë që Tirana të bëhet një territor sfilatash për një turmë që shkon dhe bllokon aeroportin. Nuk e pranon dot askush më këtë. Është e pamundur.

Dhe natyrisht, tërheqja pak nga pak e atyre që shkuan atje për të dalë në skenë dhe mbetja e një grupi ku ka një përzierje të hatashme, dhe është një përzierje, siç e thonë këta patriotët dixhitalë, mbarëkombëtare. Vijnë njerëz nga Kosova, Maqedonia, nga territore të tjera për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve. U bëjnë thirrje të mblidhet këtu kombi, ndërkohë që njerëzit që funksionojnë me arsye, edhe ata të bankave, të mirëpaguarit, më të paguarit me meritën e tyre, e kuptojnë shumë mirë që këtu ka diçka që nuk shkon fare. Dhe, si kam dhënë përgjigje kujt, sepse më është dukur si… Por kur ka momente të tilla, kam shumë kënaqësi të kujtoj një hollësi te Homeri.

READ MORE  LAJM I MIRE/ Bordi i Transparencës NDRYSHON sërish çmimet e naftës dhe benzinës

Kur Odiseu afrohet pranë sirenave dhe refuzon që të mos i dëgjojë. Përkundrazi, ai insiston që t’i dëgjojë, sepse vetëm ai që i dëgjon kupton se sa i madh është tundimi në një mënyrë ose në një tjetër. Por ai bën edhe një gjë tjetër: lidhet shumë fort pas direkut të anijes, jo se nuk ka besim te vetja, por sepse nuk e negocion destinacionin. Dhe atë që vetja, në një moment të vetëm, mund t’ia bëjë duke e hedhur në ujë pas sirenave, ai e ndalon me litarët që lidh veten te direku.

READ MORE  VIDEO/ Dëshmia e Nuredin Dumanit: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

Ai e di që qëllimi është çfarë e ka çuar deri aty e deri në fund. Një qeveri nuk ka të drejtë të mbyll veshtët, por të dëgjojë, duhet ta dëgjoj gjithçka që thuhet në atë shesh, dhe nga diskutimet e para janë dëgjuar. Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin. Ka një gjë që një qeveri nuk mund ta bëj kurrë nëse është aty me destiancion nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma.

Published inNews