Skip to content

Ngjarje e rëndë! Kunati i vogël i Luizit me shokë dhunojnë rëndë rojen e moshuar! Dalin detajet e rënda

Ky është Agim Zyberli, 67 vjeç, një roje kantieri që shkoi në punë dhe përfundoi në spital pasi, sipas materialeve procedurale, u dhunua nga princi i vogël i familjes, kunati i Mbretit Luiz Ejlli, bashkë me shokët e tij.

Ndërkohë që vëmendja u përqendrua te prania e Mbretit Luiz Ejlli në komisariat dhe te kujdesi i treguar për princin e vogël të familjes, askush nuk po flet për njeriun që përfundoi i gjakosur në spital.

Sipas materialeve procedurale, për ngjarjen janë marrë deklarimet e shtetasve të mitur R.T., 15 vjeç, dhe R.D., 14 vjeç. Gjithashtu, sipas deklarimeve të tyre, në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe Xh.S., 14 vjeç, dhe K.D., 15 vjeç. Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

READ MORE  Autobus i linjës Durrës merr flakë! Thuhet se njerëzit janë

Të kujdesesh për një familjar është krejt normale. Por të përpiqesh të fshehësh një ngjarje, ta minimizosh atë apo të krijosh përshtypjen se dikush mund t’ia hedhë pa marrë ndëshkimin që i takon vetëm për shkak të lidhjeve familjare, është një histori krejt tjetër.

I urojmë shëndet zotërisë dhe një rikuperim sa më të shpejtë.

Një ngjarje e raportuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku pretendohet se kunati i këngëtarit Luiz Ejlli është përfshirë në një incident të rëndë që ka përfunduar me një të moshuar në spital.

Sipas raportimeve paraprake, personi në fjalë dyshohet se, së bashku me disa shokë, ka ushtruar dhunë ndaj një të moshuari, i cili më pas ka mbetur i gjakosur dhe është transportuar për trajtim mjekësor. Në vijim të ngjarjes, raportohet se është ndërhyrë nga autoritetet dhe se disa persona janë shoqëruar në Komisariatin Nr. 3 për sqarimin e rrethanave të rastit. Dëshmitarë të pranishëm pretendojnë se gjatë qëndrimit në komisariat është parë edhe vetë Luiz Ejlli, i cili ka qenë i pranishëm në lidhje me situatën familjare dhe ka kërkuar informacion mbi zhvillimet.

READ MORE  ‘Shpërtheu’ në lot pas golit të tij të parë, zbulohet cila ishte arsyeja që e trishtoi Lionel Messin: Babai i yllit argjentinas ndodhet në ...

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar mbi detajet e plota të ngjarjes apo rolin e secilit person të përfshirë, ndërsa hetimet pritet të hedhin dritë mbi rastin. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë përfundimtare, ndërsa rasti vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Published inNews