Skip to content

Tronditet vendi, humbin jetën dy vajza të mitura në plazh, 11 dhe 13 vjeçe

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur pasditen e kësaj të premteje bregdetin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshave 11 dhe 13 vjeçe, kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një zonë plazhi publik, e cila nuk administrohej nga ndonjë subjekt privat dhe nuk ishte nën monitorim apo menaxhim shtetëror.

Menjëherë pas sinjalizimit të rastit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, por fatkeqësisht dy të miturat nuk kanë mundur të shpëtohen. Trupat e tyre të pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës për procedurat përkatëse.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet të merren në pyetje dëshmitarë dhe persona që ndodheshin pranë zonës në momentin e tragjedisë.

READ MORE  Ngjarje e frikshme, motorri përplas 2 fëmijë

Kjo ngjarje e dhimbshme ka shkaktuar trishtim të madh te familjarët dhe komuniteti lokal, duke rikthyer vëmendjen te rëndësia e masave të sigurisë në plazhe dhe mbikëqyrja e fëmijëve pranë ujit.

Published inNews