Skip to content

SPAK lëshoi urdhër-arrest, biznesmeni arrestohet në Greqi

Ilir Shtufi është arrestuar në Greqi ditën e sotme, pasi SPAK lëshoi një urdhër arrest ndaj tij.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

SPAK ka lëshuar urdhër arrest për pastrim parash për Shtufin, pas një operacioni nga i cili u godit një grup i trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza.

Shtufi ka qenë aktiv në fushën e ndërtimit, por dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Published inNews