Skip to content

Dyshohet se vrau shokun dhe trupin ia tërhoqi zvarrë, policia sapo bëri zbulimin TRONDITES

Historia plot me mister e zhdukjes së të riut Eglant Koçi në Tiranë, është në qendër të hetimeve të bluve të kryeqytetit. Ndërsa mësohet se së fundmi kontrollet janë shtrirë në zonat malore të Tiranës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, Policia e Tiranës po vijon me kërkimet në Pëllumbas dhe Qafë Mollë, dy zona të cilat vizitoheshin nga autori kryesor i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e të riut, Armand Shakaj.

LEXO MË SHUMË!  I ngacmuan motrën në kafe, Mateo shpërthen dhe merr zvarrë të riun para syve të të gjithëve! (Video)

Kanë qenë dëshmitë e banorëve të zonës së Pëllumbasit, të cilët janë shprehur se kanë parë në zonën e tyre mjetin e Armand Shakajt, çka ka nxitur Policinë për të vijuar me kërkimet në zonat malore.

Po ashtu, referuar të dhënave të sistemit TIMS, mësohet se 41-vjeçari nuk rezulton të ketë dalë jashtë kufijve të vendit, çka shton dyshimet e forta se ai po fshihet brenda.

LEXO MË SHUMË!  Marin Mema kryeministër, Fjoralba Ponari dhe Zhaklin Lekatari ministre? Lista e “kabinetit të ri qeveritar” që po qarkullon

Sipas grupit hetimor thuhet se Armand Shakaj vuan nga një problem shëndetësor.

Për rrjedhojë blutë e vendit kërkojnë bashkëpunimin e bluzave të bardha që të raportojnë në raste se “Mand dhelpra” mbërrin në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Published inNews