Skip to content

Do na shohin edhe në dhomë të gjumit!”/ Sistemi i ri që vëzhgon çdo shqiptar 24/7: Ja ku po instalohen kamerat inteligjente që njohin fytyrën

Epoka e privatësisë në Shqipëri duket se po i vjen fundi. Një projekt masiv i Policisë së Shtetit, që po krahasohet me një “Big Brother” kombëtar, është gati të vihet në punë në të gjitha qytetet kryesore të vendit.Bëhet fjalë për një rrjet inteligjent vëzhgimi që përfshin jo vetëm dronë të teknologjisë së fundit që do të patrullojnë në ajër, por edhe kamera trupi (Body-cams) për çdo efektiv policie. Por pjesa më “frikshme” e këtij sistemi është inteligjenca artificiale: Kamerat e reja kanë aftësinë të njohin fytyrat në turmë (Face Recognition), duke identifikuar çdo person brenda sekondave, madje edhe nëse mbajnë syze apo maskë.Sipas burimeve, ky sistem do të monitorojë në kohë reale çdo rrugë, shesh dhe hyrje pallati, duke mbledhur të dhëna që do të ruhen në një qendër serverash gjigantë. Ndërsa autoritetet premtojnë se kjo do të ulë krimin në zero, ekspertët e privatësisë kanë ngritur alarmin: Kush do t’i shohë këto pamje? A jemi vërtet të sigurt apo po hyjmë në një diktaturë teknologjike ku çdo hap i joni regjistrohet?Tashmë, dronët e parë kanë nisur fluturimet eksperimentale mbi Tiranë dhe Durrës, duke lënë qytetarët me sytë nga qielli dhe me pikëpyetjen e madhe: Sa e mbrojtur është jeta jonë private?

READ MORE  E BUJSHME/ Tërmet në Policinë e Shtetit, pezullohen nga detyra 3 shefat e komisariateve (EMRAT)
Published inNews