TIRANË – Një deklaratë sa e papritur aq edhe e pazakontë ka bërë xhiron e rrjetit pas emisionit “Dita Jonë” në A2 CNN. Studiuesja e shkencave okulte, Pranvera Xhafa, ka lënë pa fjalë moderatorët dhe publikun kur rrëfeu projektin e saj të madh: Hapjen e një shkolle magjie në Shqipëri.Xhafa tregoi se ky nuk ishte thjesht një mendim i momentit, por një nismë që ajo e ka tentuar edhe zyrtarisht. “Kur u ktheva në Shqipëri, kisha dëshirë të hapja një shkollë magjie. I shkrova Ministrit të Kulturës, por nuk mora përgjigje,” u shpreh ajo, duke shtuar se Shqipëria ka një terren ideal për shkak të miteve dhe folklorit të pasur mistik.Por studiuesja nuk u ndal me aq. Gjatë bisedës në studio, ajo i nisi një mesazh të drejtpërdrejtë Kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të shohë potencialin e këtij sektori që sipas saj, do ta vendoste Shqipërinë në hartën botërore të shkencave okulte, madje edhe para vendeve si Anglia.Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të menjëhershme, ku komentuesit janë ndarë mes ironisë dhe kureshtjes për këtë “Hogwarts” shqiptar që kërkohet të ndërtohet në vitin 2026.
“Dua të hap shkollë magjie në Shqipëri!”/ Deklarata e bujshme në A2 që po ‘çmend’ rrjetin: Mesazhi i drejtpërdrejtë për Edi Ramën
Published inUncategorized
