Skip to content

Momenti kur nëna sheh trupin e pajetë të të birit 15 vjeçar te pishina në Gjirokastër, “i prihen gjunjët” dhe shpërthen në lot (Video)

Ditën e sotme një ngjarje e dhimbshme dhe tronditëse është regjistruar në qytetin e Gjirokastrës ku një 15 vjeçar ndërroi jetë tragjikisht pasi u mbyt në një pishinë.

Sipas njoftimit të dhënë nga policia dyshohet se adoleshenti ka pësuar infarkt gjatë kohës që ishte duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë një video e dhimbshme është postuar në rrjet prej “Jugulajm.net”, është momenti kur nëna e fëmijës sheh trupin e pajetë të të birit te pishina “Glow”.

Sapo ajo mbërrin në ambientet e brendshme të pishinës “i prihen gjunjët”, rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot. Trupi i pajetë i të voglit të saj dergjet te pishina.

Newsbomb.al u shpreh ngushëllime familjarëve të të miturit.

Published inNews