Skip to content

MBYLLET SKANDALI “GJICI”Kushtetuesja i thotë “JO”! Safet Gjici humb betejën e fundit për pafajësi. Zbuloni vendimin që e lë ish-kryebashkiakun në burg.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, i cili kërkonte shpalljen e tij të pafajshëm për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”.

Gjici kishte kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor 2024 dhe pafajësinë e plotë, duke pretenduar se nuk kishte miratuar tendera dhe nuk kishte favorizuar persona të tjerë në ushtrimin e detyrës.

READ MORE  Goditi Ramën? Spiropali SURPRIZON me deklaratën: Shqipëria të tregojë që di të ndërtojë shtet!

Ai është dënuar më herët me 4 vite e 6 muaj burg për një aferë të ndodhur brenda zyrës së Bashkisë Kukës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 3 vite burg.

Më 19 maj 2025, Gjici u lirua nga qelia për arsye shëndetësore dhe vijon të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në masën “arrest në shtëpi”. Ai ka qëndruar në burg për rreth 23 muaj.

READ MORE  Një ditë pas ditëlindjes së saj, aktorja e dashur për publikun shqiptar ndahet nga jeta
Published inNews