Një ngjarje me armë zjarri është shënuar paraditen e së mërkurës në zonën e Kunes, në Lezhë.
Sipas informacioneve të para, i plagosur ka mbetur Kristian Gjoni, i cili është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në lidhje me incidentin. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Shëngjin të Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
