Skip to content

Pas shumë kritikash, vjen reagimi i Bes Kallakut për protestat në vend (Foto)

Aktori i njohur Bes Kallaku ka vendosur të reagojë publikisht lidhur me protestat që po zhvillohen së fundmi në vend, duke ndarë një mesazh të gjatë në rrjetet sociale.

Përmes një postimi të publikuar në Instagram, Besi ka shpjeguar arsyet pse zgjedh të jetë i pranishëm në protesta, duke iu përgjigjur njëkohësisht edhe kritikave të atyre që e akuzojnë se e bën për vëmendje apo për ndjekës.

Në mesazhin e tij, ai thekson se del në protestë sepse jeton në këtë vend dhe sepse shqetësimet e qytetarëve i konsideron edhe shqetësime të tijat.

“Dal sepse jetoj në këtë vend. Dal sepse këtu jetojnë familjarët e mi, miqtë e mi dhe njerëzit e mi”, shkruan ai ndër të tjera.

Më tej, Bes Kallaku shprehet se nuk ka nevojë për më shumë famë apo ndjekës, duke kujtuar mbështetjen që publiku i ka dhënë ndër vite gjatë karrierës së tij.

Ai shton gjithashtu se nuk i ka borxh asnjë politikani dhe se zgjedh të flasë sipas bindjeve të tij personale, pavarësisht kostove që mund të ketë një qëndrim i tillë.

Postimi është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka marrë mijëra reagime nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar qëndrimin e aktorit ndaj situatës aktuale.

Reagimi i Bes Kallakut vjen në një kohë kur shumë personazhe publike po përballen me kërkesa nga ndjekësit për të shprehur qëndrimin e tyre mbi protestat dhe zhvillimet e fundit në vend.

Screenshot
Published inShowbiz

Comments are closed.