Skip to content

Rriten pensionet ne Korrik! DO VINI DUART NË KOKË SA DO JETË vërtetë shuma që do të përfitojnë

Qeveria shqiptare ka deklaruar së fundmi se indeksimi i pensioneve për këtë vit do të kryhet më herët se muaji tetor, i cili ka qenë afati i zakonshëm në vitet e kaluara. Megjithatë, eksperti i pensioneve, zoti Kujtim Hoxha, e ka cilësuar këtë deklaratë si një lëvizje politike dhe “shashkë” për të tërhequr vëmendjen nga protestat mbarëpopullore.

Sipas shifrave të diskutuara, indeksimi i parashikuar është në nivelin 2.8%. Eksperti Hoxha ka bërë një llogaritje konkrete se çfarë do të thotë kjo rritje për xhepat e pensionistëve: Për një pension minimal prej 10,000 lekësh (të reja), rritja do të jetë vetëm 280 lekë në muaj. Zoti Hoxha e ka quajtur këtë shifër qesharake, duke u shprehur se me këtë shtesë, një pensionist mund të blejë vetëm “dy kafe dhe një ujë” në muaj.

Ja analiza e Kujtim Hoxhës

“Atëherë, për të qenë transparentë dhe të saktë në lidhje me të gjitha këto fenomene që shfaqen në shoqërinë shqiptare, veçanërisht për atë pjesë të popullsisë që zë 1/3-ën e të gjithë popullsisë — që janë pensionistët — nuk mund të lihet jashtë vëmendjes kjo popullsi, qoftë nga partitë politike, por sidomos nga qeveria që sot qeveris këtë vend. Ministri i Financave dha një deklaratë, që nuk mund ta japë as një qytetar i nivelit të ulët, e jo më pastaj një punonjës i administratës së lartë shtetërore siç është ministri.

Unë e kuptoj tamam këtë sepse kjo shashkë hidhet në momentin që ka filluar një protestë mbarëpopullore; për të tërhequr vëmendjen pikërisht të këtyre pensionistëve dhe për t’i tërhequr edhe atë pjesë që ka ndërmend të dalë në këto protesta, ai e hedh idenë që do të fillojë indeksimi i pensioneve më herët. Dhe çuditem se si një ministër i kabinetit të Ramës e thotë këtë duke mos e ditur historinë të paktën këtë 10-vjeçar. Indeksimi i pensioneve është bërë më herët.

Ky di se është bërë vetëm në tetor. Është kokrra e injorantit. Janë bërë shumë herë më përpara. Janë bërë që më 1 prill në vitet më të hershme, dhe më vonë, në mënyrë të padrejtë, qeveria e ka shtyrë këtë për të mos u dhënë qytetarëve atë indeksimin që duhet t’ua jepte që në fillim të vitit. Këtu unë shtroj dy pyetje.

Pyetja e parë ka të bëjë me indeksimin dhe me atë që quhet inflacion. Qeveria nuk e ka bërë, apo jo? Nuk e ka bërë sepse ajo vetë premtoi që me grumbullimin e parave në fund të vitit do t’ua jepte bonusin e pranverës. Në diskutimin e buxhetit të shtetit për vitin 2026, është shprehur se janë grumbulluar 230 milionë euro që duhet të viheshin në dispozicion.

Pse s’i kanë vënë? Kjo është arsye politike, sepse duhet ta kishin dhënë edhe për faktin që në muajin shkurt ka filluar kriza botërore. Çmimet kanë kërcyer në të gjitha drejtimet: në naftë, në karburante, por edhe në produktet ushqimore. Ku e ka këtë paketë emergjente që duhet ta kishte dhënë shteti për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve? Ky ministër është një kukull që e vërtit Edi Rama.

Të drejtën për të bërë indeksimin e ka qeveria. Ajo që del në pah sot është fakti që ky, i nxitur nga kryeministri, hidhet në këtë situatë për të tërhequr vëmendjen. Çudi është fakti që ky hedh idenë se do t’i indeksojnë me 2.8%, kur në treg çmimet e produkteve kanë kërcyer mbi 10%.

Çfarë indeksimi do bësh? Është thjesht një lojë. Duhet të kishin filluar më datën 1 janar me prapaveprim. Ky ministër duhet të thotë që në datën 1 korrik do rriten pensionet dhe do rriten kaq; nxirre vendimin ta lexojë mileti. Kjo qeveri i ka braktisur pensionistët. Kur zihen në gojë nga administratës e lartë, ata kanë një nënqeshje, një tallje, një përbuzje ndaj pensionistëve. E gjitha është një fasadë, ashtu siç është fasadë kjo qeveri që sot thotë se mbushëm 32 kapitujt e BE-së pa asnjë standard.

Janë rreth 1,300 punonjës që merren me këto, që thjesht përkthejnë ligje. Sot një pikturist merret me problemet ekonomike. Qytetarit i thonë se nuk kemi bukë të hamë, kemi pensionin 100-200 euro, ndërsa ai thotë “do ta bëjmë Shqipërinë e viteve 2030”. Duket sikur një njeri që ka ardhur nga UFOT merret me politikën.

Nëse rritet 2.8% për një pension minimal 10,000 lekë (të reja), i bie që rritja është 280 lekë. Pra, dy kafe dhe një ujë mund të marrë në një muaj me këtë shtesë. Statistikat e vitit 2025 tregojnë se pensionet mesatare kanë lëvizur vetëm nga 500 deri në 800 lekë. Me këtë ritëm nuk mund të vesh në Evropë me standarde”.

Published inNews

Comments are closed.