Pas 5 ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, efektivi i policisë, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit në Lozhan të Maliqit, ku fatkeqësisht humbi jetën edhe kolegu i tij, Enea Mekolli, ka dalë jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se këtë të hënë, Adri është transferuar në pavion dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.
Në të njëjtin pavion, raportohet se ndodhet edhe autori, Violand Braçellari, i cili po ashtu është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, raportohet se Braçellari po mbahet në ambiente të veçuara në spitalin e Traumës në kryeqytet dhe nën praninë e forcave të policisë.
Gjatë aksionit të Policisë në Lozhan të Korçës, për kapjen e të shpallurit në kërkim, Violand Braçellari, u vra efektivi i policisë Enea Mekolli, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur rëndë me plumb në nofull.
Gjithashtu, edhe 43-vjeçari Braçellari mbeti i plagosur rëndë, pasi u qëllua nga policia.

Comments are closed.