Skip to content

Rama bën veprimin e papritur! Publikon foton që po trazon rrjetin për Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin publik për projektin turistik të Zvërnecit, duke sjellë në vëmendje një prej investimeve të njohura turistike në Katar.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se ishulli luksoz i administruar nga marka Anantara është zhvilluar nga vëllezërit Alkhayatt, bashkëpronarë të konglomeratit Power International Holding, të cilët janë gjithashtu të përfshirë si investitorë në projektin e Zvërnecit.

Kreu i qeverisë kundërshton kritikat ndaj investimit dhe vlerëson potencialin e tij për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

“Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjioz Anantara.

E dini kush e ka zhvilluar?

Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Power Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Poëer Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike.

*Poëer International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës”, shkruan Rama.

Published inNews

Comments are closed.