Skip to content

FOTO-LAJM/ Mesazhi i fortë i diasporës drejtuar Ramës në protestë: Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty!

Një pankartë mjaft pikante dhe me mesazh të fortë politik ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës masive që po zhvillohet përpara Kryeministrisë.

Siç shihet në pamjet e siguruara, diaspora shqiptare ka dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë drejtuar kreut të qeverisë, Edi Rama.

LEXO MË SHUMË!  Nga Dua Lipa dhe Hollywood-i te familja Trump: Zbulohet skenari per Edi Ramën!

“Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ne ty!”, shkruhet me shkronja të mëdha në pankartën e mbajtur nga protestuesit, ku vihet re edhe ilustrimi i një djaloshi me bluzën ku shkruhet “Diaspora”, i cili ngre grushtin lart përballë siluetave të metropoleve botërore si Londra e Parisi.

LEXO MË SHUMË!  “Nga kriza e një lideri botëror te jeta në…”/ Parashikimet e Baba Vangës për 100 vitet e ardhshme…siç i imagjinon Inteligjenca Artificiale!

Ky mesazh dëshmon qartë revoltimin e thellë të emigrantëve shqiptarë, të cilët pasi janë detyruar të lënë vendin ndër vite, sot janë bashkuar në një zë të vetëm me qytetarët në Tiranë për të kërkuar largimin e kryeministrit.

Published inNews