Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një 16-vjeçar.
Mjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin D. Cauli, 16 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.Pas njoftimit të kalimtarëve të rastit, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.I mituri është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku është konstatuar se ka thyer këmbën dhe se dëmtime të tjera të lehta. Pritet transportimi i tij drejt Tiranës.Drejtuesi i mjetit është shprehur se dyshon se makina e tij është fërkuar me një mjet tjetër, ndaj ka dalë nga rruga por nuk kishte memorie të qartë për ngjarjen.
Policia ka nisur hetimet në vendngjarje

Comments are closed.