Skip to content

Ndryshime në ministri, ish-drejtoresha e AKVMB emërohet zv.ministre e Bujqësisë

Tana Kika ish drejtoreshë në Agjencinë Kombëtare të Veterinarisë dhe të Mbrojtjes së Bimëve, është emëruar në postin e zv.ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e fundit të zhvilluar nga qeveria në Kryeministri.

Kujtojmë se Kika u pezullua nga detyra si drejtoreshë e AKVMB në vitin 2022, pas një rasti të gripit të shpendëve në një pulari në Durrës.

READ MORE  Çfarë po paralajmëron Saimir Tahiri?! Ish-ministri socialist bën ndryshimin e papritur pas 3 vitesh
Published inNews