Skip to content

Tragjedi e madhe, rrëzohet një aeroplan i vogël, 4 të vdekur, 2 të zhdukur

Katër persona u vranë të enjten në një përplasje aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë.

“Sipas informacionit që është aktualisht në dispozicion, katër persona kanë humbur jetën “, tha policia, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Mediat kroate raportuan se operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë dy persona të tjerë.

Agjencia zyrtare e lajmeve HINA raportoi se ishte një aeroplan gjerman që u nis nga Austria./Top Channel

Published inNews

Comments are closed.