Skip to content

Mbledhja e qeverisë / Zbardhen VENDIMET!

Petrit Malaj dhe Ervin Demo kanë bërë publike vendimet e miratuara në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Gjatë deklaratës për mediat, ministri i Financave bëri të ditur se ekzekutivi ka vendosur rritjen e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë, duke e cilësuar masën si një mbështetje shtesë për këtë kategori.

Ndërkohë, ministri Ervin Demo njoftoi zgjerimin e Paketës së Maleve me tre bashki të tjera, pjesë e programit që synon zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e investimeve në zonat malore të vendit.

Sipas qeverisë, vendimet e marra synojnë si përmirësimin e mbështetjes sociale për ish-të përndjekurit, ashtu edhe fuqizimin e politikave për zhvillimin vendor dhe zonat rurale.“Miratuam një ndryshim që lidhet me dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave së pari konsistojnë në heqjen e dëmshpërblimit të kësteve, nga ana tjetër kemi marrë vendimin që për të gjitha ato pagesat që janë deri në 1 milionë lekë, do të bëhen pagesat me këstin e radhës. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve, ministria parashikon që brenda 4-5 viteve të bëjmë shlyerjen e plotë të 6 mijë dosjeve, nga 10 mijë e 360 që janë në total.

READ MORE  Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i ...

Këto ndryshime kanë edhe disa avantazhe të tjera. Lidhet me procesimin e pagesave. Nëse sot kemi një procesim pagesash nga kësti në këst, me ndryshimet, koha e pagesave ndërmjet kësteve do të shkurtohet nga 2-2,5 vjet. Këto ndryshime do të sjellin nevojën për të shtuar fondin për dëmshpërblimin ndaj ish-të përndjekurve politikë, që për vitin 2016 është në masën 15 milionë euro”, tha ndër të tjera Malaj.

READ MORE  Moti pritet të përkeqësohet, IGJEO lëshon paralajmërimin për qytetarët

“Sapo kemi miratuar tre bashki të reja për Paketën e Maleve: Delvinë, Konispol dhe Pogradec. Në pjesën më të madhe të bashkive ka avancuar aplikimi nga qytetarët. Javët që do të kemi përpara besoj do të jenë bashkitë e fundit dhe brenda majit do të kemi përfunduar me të gjitha bashkitë”, u shpreh Demo.

Published inNews