Miriam Shyti është shkarkuar nga detyra e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Vendimi u mor më 3 qershor gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë dhe u bë publik pas përfundimit të saj.
Shyti mbante këtë funksion në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku ishte e angazhuar në çështje që lidhen me politikën e jashtme dhe proceset evropiane.
Deri në këtë moment, autoritetet nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi arsyet e largimit të saj nga detyra.
Po ashtu, nuk është bërë e ditur nëse në vendin e saj do të emërohet menjëherë një zëvendësues i ri.

Comments are closed.