Skip to content

Ngjarje tronditëse, burri vret gruan para fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kalamata të Greqisë, ku një 41-vjeçar ka vrarë partneren njëherazi mamanë e fëmijëve të tij në sy të këtyre të fundit.

Ngjarja e rëndë është mësuar nga raportimet e mediave greke të cilat shkruajnë se rreth orës 2 të mëngjesit policia mori një denoncim nga qytetarët të cilët bënë me dije se zëra femrash po dëgjoheshin në pallat teksa kërkonin ndihmë.

Për rrjedhojë, efektivët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku në prag të derës së shtëpisë, nga ku dëgjoheshin zhurma, gjetën fqinjët që përpiqeshin të dëgjonin me kujdes për të kuptuar situatën, raporton Protothema.gr

Me të mbërritur Policia në vendngjarje, nga banesa që prej orësh buçiste nga zëra femrash, në atë moment nuk dëgjohej asgjë, çka nxiti më tej dyshimet se diçka nuk po shkonte mirë. Fillimisht, trokitjeve në derë nuk po u përgjigjej askush.

Pak minuta më vonë, i zoti i shtëpisë, një 41-vjeçar zgjodhi t’u hapte derën oficerëve të cilët bastisën menjëherë në banesën e familjes, ku u përballën me një skenë të tmerrshme. Dysheme dhe rroba të zhytura në gjak gjendeshin ngado nëpër shtëpi. Ndërsa në hyrje të dhomës së gjumit dergjej në tokë trupi i viktimës 39-vjeçare e cila kishte marrë plagë të shumta në trup, dyshohet nga goditjet me thikë që e reja mori nga partneri i saj.

Për rrjedhojë të ngjarjes së rëndë, që thuhet se ka ndodhur në prani të fëmijëve të çiftit, të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë në dhomën ngjitur me atë ku ndodhi krimi makabër, blutë vunë në pranga autorin e dyshuar 41-vjeçar. Burri mësohet të ketë rrëfyer versionin e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë.

“U grindëm, unë kapa thikën dhe e vrava”, raportohet të ketë thënë 41-vjeçari që e goditi për vdekje gruan e tij në Kalamata.

Fëmijët e çiftit të cilët thuhet se janë të moshës 10 dhe 6 vjeç, janë transferuar për në Klinikën Pediatrike të Spitalit të Përgjithshëm të Kalamatës, ku do t’u ofrohet kujdesi dhe mbështetja e nevojshme psikologjike.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka dëshmuar dhe një banore e zonës e cila shprehet se e njihte familjen pasi motra e saj shoqërohej shpesh me viktimën.

“Ajo ka shumë vite që shoqërohet me motrën time. E njohim prej shumë vitesh. Nuk e di nëse kanë pasur ndonjë problem. I kam parë bashkë. Fëmijët janë në spital, motra ime më kërkoi t’u çoja rroba” thotë banorja.

Autoritetet vendase po vijojnë punën e tyre me zbardhjen e plotë të rastit. Ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Published inNews