Një 23 vjeçar nga Korça është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës me plagë të shkaktuara me mjete prerëse në bark.
Burime nga policia bëjnë me dije se 23 vjeçari nuk ka pranuar të japë detaje se kush e plagosi.
Nga hetimet paraprake, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për një konflikt të mëparshëm të tij dhe disa personave të tjerë.
I plagosuri po merr trajtim mjekësor ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rastin.
