Skip to content

Shpërthen rezervuari në një fabrikë letre, 8 viktima dhe disa të plagosur

8 persona kanë humbur jetën nga shembja e një rezervuari kimik në një fabrikë letre në Uashington.

Autoritetet thanë se gjashtë nga nëntë punëtorët që ishin të zhdukur u gjetën të vdekur, ndërsa tre të tjerët janë ende të zhdukur dhe dyshohet gjithashtu që kanë humbur jetën.

Aksidenti ndodhi të martën në objektin e Nippon Dynawave Packaging Co., kur një rezervuar me kapacitet prej rreth 900,000 gallonësh, i cili përmbante “lëngun e bardhë” kimik, u shemb pak pas orës 7:15 të mëngjesit sipas orës lokale.

Trupat e gjashtë punëtorëve që u nxorën u gjetën pranë një zone pushimi për stafin, sipas departamentit të zjarrfikësve. Shpëtuesit thanë se shembja ndodhi gjatë një ndërrimi turni, gjë që shpjegon pse shumë punëtorë ishin mbledhur në zonë.

Gjatë një konference për shtyp të mërkurën, Guvernatori i Shtetit të Uashingtonit, Bob Ferguson, e quajti incidentin “tragjedia më vdekjeprurëse industriale në historinë moderne të shtetit të Uashingtonit”.

Përveç të vdekurve, disa persona u plagosën, përfshirë një zjarrfikës. Të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës për trajtim, ndërsa disa u dërguan në Qendrën e Djegieve në Oregonin.

Published inNews