Skip to content

Ja kush është e reja nga Lezha që u vra nga burri i saj në Ulqin, dalin detajet

Fotoja që shihni më sipër është e viktimës, Dila Ndoj nga Lezha, e cila humbi jetën tragjikisht pasi dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj në Ulqin.

Dila Ndoj, 36 vjeçe, nga Balldreni i Lezhës, dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj, Bashkim Gashi, 46 vjeç, nga Kosova.

Sipas informacioneve pararake, pas krimit Gashi i vuri flakën banesës ku jetonin, në lagjen Kodër të Ulqinit, me qëllim fshehjen e gjurmëve.

LEXO MË SHUMË!  Ekzekutoi bashkëshorten se u bë xheloz, Shtjefën Zici nuk pendohet dhe bën deklaratën shokuese: S’bëra gjë, gruan time vrava

Policia malazeze bëri të ditur se viktima u gjet brenda banesës së përfshirë nga flakët, ndërsa 46-vjeçari u arrestua pak më vonë pas ngjarjes tragjike, i cili kishte marrë lëndime nga zjarri.Mësohet se familjarët e viktimës kanë udhëtuar drejt Malit të Zi që prej ditës së djeshme, ndërsa po ndjekin procedurat për të tërhequr trupin e pajetë të 36-vjeçares.

LEXO MË SHUMË!  Tragjike/ I refuzuan regjistrimin në një kurs vallëzimi, 52-vjeçari qëllon me armë drejt pronares dhe më pas i jep fund jetës

Ceremonia mortore pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Balldren të Lezhës, ku familja do të hapë dyert e mortit.

Published inNews