Skip to content

Shqiptari nga Kosova vr*t bashkëjetuesen në Ulqin dhe më pas i vë flakën shtëpisë

Një shqiptar i Kosovës, i identifikuar si Bashkim Gashi, është arrestuar nga policia në Mal të Zi nën dyshimin se ka vrarë bashkëjetuesen e tij dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë në të cilën ata jetonin në Ulqin, raporton Vijesti.

Ngjarja e rëndë u shënua në mesnatë. Ai mbeti i lënduar edhe vetë nga flakët, ndërsa u transportua për ndihmë mjekësore në spital. Sipas policisë malazeze, gruaja ishte shtetase e Shqipërisë.

READ MORE  Tragjike, katër persona gjenden të djegur brenda një makine në provincën pranë bregdetit të Jonit

“Policia, në një kohë shumë të shkurtër, identifikoi dhe vuri nën kontroll një person i cili, siç dyshohet, gjatë natës kreu veprën penale të vrasjes së rëndë në kurriz të bashkëjetueses së tij, dhe më pas i vuri flakën në vend, në shtëpinë ku jetonin së bashku, në vendbanimin Kodre në Ulqin.Departamenti i Sigurisë së Ulqinit u njoftua mbrëmë rreth orës 00:30 se kishte shpërthyer zjarr në një ndërtesë banimi, një shtëpi në vendbanimin Kodre. Zyrtarët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje ku u gjet trupi i pajetë i një personi të panjohur, i identifikuar më vonë si DN (36), shtetase e Shqipërisë”, tha policia.

READ MORE  Rama nuk po lëshon pe, por Nancy VanHorn sapo i prishi ditën Kryemistrit

Trupi i viktimës është dërguar për autopsi mjeko-ligjore në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku do të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Published inNews