Skip to content

I FUNDIT/ Kërcet arma në vend, ka të vdekur

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Ai ka thënë se rreth orës 20:30 policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica”, tek Bregu i Diellit.

Pllana më tej bën me dije se policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja e një personi.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ai. /Insajderi.org/

Published inNews