Skip to content

SKANDALI i korrupsionit! Policia bastis zyrat e partisë ..

Policia antikorrupsion e Sapanjës ka bastisur këtë të mërkurë selinë e Partisë Socialiste të kryeministrit Pedro Sánchez në Madrid.

Sipas mediave spanjolle, agjentë të Njësisë Qendrore Operative (UCO) elitare të Gardës Civile u dërguan për të mbledhur prova për një hetim të vazhdueshëm mbi financimin e dyshuar të paligjshëm të partisë në pushtet të vendit.

Basrija e mëngjesit të sotëm vjen vetëm një javë pasi Gjykata Kombëtare akuzoi ish-kryeministrin José Luis Rodríguez Zapatero, një aleat i rëndësishëm i Sanchez dhe udhëheqës socialist prej shumë kohësh, për pastrim parash, abuzim me ndikimin dhe vepra të tjera penale të kryera në lidhje me shpëtimin e linjave ajrore Plus Ultra në vitin 2021.

Ndërkohë, nën hetim janë edhe bashkëshortja dhe vëllai i Pedro Sánchez, për akuza që lidhen me trafik influence, akuza që edhe ata i kanë hedhur poshtë.

Aitor Esteban, kreu i Partisë Nacionaliste Baske, tha të dielën se Sánchez duhet të thërrasë zgjedhje të parakohshme para fundit të vitit, duke argumentuar se do të ishte “shumë e vështirë” për kryeministrin të qëndronte në pushtet deri në përfundimin e mandatit aktual legjislativ në gusht 2027, sipas mediave të huaja.

Published inNews