Skip to content

Mijëra euro cash, biznese dhe makina luksoze, dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj grupit të strukturuar kriminal. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit (Video)

Drejtoria antimafia e Barit ka publikuar pamjet nga aksioni në bashkëpunim me SPAK ndaj një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për pastrim parash si dhe për vrasje.

Në pamjet e publikuara nga struktura autoritetet italiane tregohen mijëra eurot e sekuestruara nga antimafia e Barit, shumë e cila, kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, tha se arrin në rreth 1 milionë euro.

LEXO MË SHUMË!  “Do të të vras ty dhe më pas ...”/ Krimi makabër në Greqi, dëshmia tronditëse e vajzës së Allmuçës: Më tha se ishte hera e fundit që po e shihja…

Në videot e publikuara vërehen gjithashtu rrënojat ku u gjet trupi gjysmë i djegur i parukierit 26-vjeçar italian, Francesco Diviesti, vrasje të cilët dyshohet se e ka kryer i njëjti grup kriminal në maj të vitit të kaluar.

Kujtojmë se sot u ekzekutuan 15 masa sigurie për anëtarët e grupit, 10 prej tyre në Tiranë./ Top Channel

LEXO MË SHUMË!  Motrat shqiptare që humbën jetën në aksident. Historia prekëse dhe fati i keq, 4 nga 5 makinat që u aksidentuan nuk kishte ...

Published inNews