Skip to content

180-vjetori i lindjes së poetit kombëtar, Naim Frashërit

Më 25 maj të vitit 1846, në Frashër të Dangëllisë, lindi Naim Frashëri, poeti dhe frymëzuesit i Rilindjes Kombëtare.

Naimi u formua me një botëkuptim të gjerë kulturor dhe filozofik, mes mes traditës orientale të vendlindjes dhe kulturës perëndimore në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Kjo përgatitje i dha mundësinë të sillte ide të reja për arsimin, letërsinë dhe përparimin e popullit të tij.

Si pjesëmarrës aktiv në Lidhjen e Prizrenit dhe në Shoqërinë e Stambollit, kontribuoi në përhapjen e mësimit në gjuhën amtare dhe në forcimin e ndjenjës së përkatësisë mes shqiptarëve.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje tragjike në vend: Vdes tragjikisht i riu pasi u godit nga rrufeja

Krijimtaria e tij letrare zë një vend të veçantë në kulturën tonë.

Në poemën “Bagëti e Bujqësia” ai përshkroi bukuritë e vendit dhe jetën e njerëzve të thjeshtë. Përmbledhja “Lulet e Verës” solli mendime filozofike dhe frymë dashurie për vendin, ndërsa poema epike madhështore “Istori e Skënderbeut” ngriti lart figurën e heroit kombëtar si simbol të qëndresës dhe bashkimit. Krahas letërsisë, Naim Frashëri hartoi edhe libra shkollorë, duke dhënë një ndihmesë të çmuar për zhvillimin e arsimit shqip.

LEXO MË SHUMË!  Çfarë po “bluan” ish-ministrja e Ramës? Elisa Spiropali me zyrë të re në ish-Bllok, kush po hyn e del

Veprat e tij dallohen për gjuhën e pastër, ndjenjën njerëzore dhe frymën atdhetare që përcjellin. “Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar” mbetet edhe sot një nga thirrjet më të fuqishme të dashurisë për vendin.

Published inNews