Skip to content

Priti për vite drejtësinë për martesën, por humbi gjithçka! Historia prekëse e gruas që mbeti pa trashëgimi

Një histori prekëse dhe plot peripeci burokratike u trajtua në emisionin “Stop”, ku qytetarja Elisabeta Toskaj rrëfeu betejën e saj të gjatë me institucionet për njohjen ligjore të martesës së saj.

Ajo tregon se u martua me bashkëshortin në vitin 2003, ndërsa ai kishte qenë më parë i divorcuar. Çifti jetoi për rreth 15 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndërtuan jetën, punuan dhe investuan së bashku, duke qenë të dy shtetas amerikanë.

Por pas rikthimit në Shqipëri, ata u përballën me një problem serioz në dokumentacionin civil. Në certifikata, bashkëshorti rezultonte ende i divorcuar, ndërsa Elisabeta figuroi si e martuar me shtetas të huaj, pa u pasqyruar martesa e tyre reale.

LEXO MË SHUMË!  The future of the global economy: Growth, innovation, and the challenges ahead

Për të korrigjuar këtë situatë, çifti iu drejtua gjykatës. Shkalla e Parë vendosi në favor të tyre dhe urdhëroi korrigjimin e të dhënave, por procesi u zvarrit për vite të tëra pas apelimeve.

Fatkeqësisht, bashkëshorti i Elisabetës ndërroi jetë pas shtatë vitesh pritjeje, vetëm pak muaj para vendimit përfundimtar të Apelit. Më pas, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke njohur zyrtarisht martesën e tyre.Megjithatë, edhe sot në certifikatën e vdekjes ai vazhdon të figurojë si i divorcuar, çka ka sjellë pasoja të rënda për zonjën Toskaj.

LEXO MË SHUMË!  Edi Rama bën deklaratën ''BOMBE'': Bëhuni gati se ka për të na pritur diçka e rëndë!!

“Pa këto certifikata unë nuk mund të bëj asgjë, as në Shqipëri dhe as në SHBA. Gjithçka që kemi ndërtuar bashkë rrezikon të më mohohet”, shprehet ajo.

Si pasojë e këtij ngërçi ligjor, Elisabeta Toskaj nuk njihet si bashkëshorte dhe as si trashëgimtare ligjore e bashkëshortit të saj, si në Shqipëri ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

Published inNews