Skip to content

Në qeli për aksidentin tragjik / Avokati: Ka probleme të shëndetit mendor, gjykata e mban në burg

Gjykata e Shkodrës la në burg të riun, e arrestuar si shkaktar i aksidentit tragjik ku humbi jetën një 62-vjeçar dhe u plagosën tre persona. Mbrojtja kërkoi masë më të lehtë për shkak të problemeve të shëndetit mendor, por kërkesa u rrëzua nga gjykata.

Gjykata e Shkodrës vendosi të mbajë në burg 36-vjeçarin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi dhe mbetën të plagosur Fatbardh Lishi me dy fëmijët e mitur.

LEXO MË SHUMË!  Rama sulmon protestuesit, bën lëvizjen e papritur kundër një qytetarje

Togat e zeza vendosën arrest me burg pa afat për të riun, duke mos pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës, i cili kërkoi një masë më të lehtë sigurie me argumentin se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i pajisur me kartelë mjekësore për skizofreni dhe epilepsi.

LEXO MË SHUMË!  FOTO/ I vendosi th*kën në fyt policit, dhe tentoi t’i marrë edhe a*mën, ky është autori i sulmit tek ‘Kthesa e Kamzës’

Avokati tha se këto probleme kërkojnë trajtim të specializuar dhe monitorim të vazhdueshëm në institucion shëndetësor, jo mbajtje në paraburgim.

Ai argumentoi se klienti i tij ka pësuar një aksident kur ishte 18 vjeç dhe ka qëndruar rreth një muaj e gjysmë në koma, çka sipas tij i ka lënë edhe pasojat shëndetësore që e kanë shoqëruar më pas.

Published inNews