Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi qytetin e Cadimare-s në Itali ku një i ri shqiptar ka ndërruar jetë teksa notonte në ujërat e Gjirit të Poetëve.
Ndërsa bëhet me dije se viktima është identifikuar si Ambler Xhoecuka,të cilit i pushoi zemra vetëm para pak javësh përpara se të festonte 23-vjetorin.
Mediat italiane raportojnë se i riu kishte vendosur të notonte për herë të parë në këtë sezon turistik, pa e ditur që ishte dita e tij e fundit.Ai la rrobat pranë bregut dhe u hodh në det, por vetëm pak minuta më vonë pësoi një kolaps brenda në ujë.
Një grua që po kalonte pranë zonës ajo që vuri re trupin e pajetë duke lundruar rreth 50 metra larg bregut dhe bërtiti sapo vuri re viktimën. Në atë moment dy të rinj u hodhën menjëherë në ujë pa hezituar dhe arritën ta nxirrnin të riun në breg.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, dyshohet se i riu është ndjerë keq papritur për shkak të një mbingarkese fizike gjatë notit në ujërat ende të ftohta të gjirit italian.
