Skip to content

U largua nga shkolla pas debatit me mësuesin/ Familja kërkon ndihmë për gjetjen e 14-vjeçares në Vlorë

Një 14-vjeçare është zhdukur pas një konflikti me një mësues në shkollë lidhur me një notë, duke shkaktuar shqetësim të madh te familjarët.

Sipas tyre, e mitura është larguar nga ambientet e shkollës dhe nuk është kthyer në banesë, ndërsa prej më shumë se 9 orësh nuk kanë asnjë kontakt me të.Familjarët kanë bërë të ditur se vajza dyshohet se mund të ketë udhëtuar drejt Tiranës me një nga furgonat e linjës, ndërsa babai i saj po bën kallëzim në polici për gjetjen e saj.

Në një njoftim të shpërndarë nga familja, thuhet se 14-vjeçarja ka qenë në gjendje të rënduar emocionale pas konfliktit në shkollë dhe nuk është paraqitur në shtëpi pas mësimit. Policia vijon punën për lokalizimin e saj.

Në njoftimin e familjarëve thuhet:

Kjo është Kaltra, 14 vjeçe!

Sot, është larguar nga shkolla pas një konflikti që ka pasur me një mësues për një notë.

Ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe nuk ka vajtur në shtëpi pas mësimit.

Prej më shumë se 9 orësh, familja nuk ka kontakt me të dhe janë të shqetësuar për vendodhjen e vajzës!

Nëse e keni parë, ju lutem na shkruani.

Published inNews