Skip to content

Pas lajmeve për ndarje, çifti Mateo dhe Brikena bëjnë lëvizjen e papritur (FOTO)

Duket se Brikena dhe Mateo kanë vendosur t’i japin fund aludimeve për një krizë mes tyre.

Pas ditësh spekulimesh në rrjet për një ndarje të mundshme, dyshja ka bërë disa veprime në rrjetet sociale që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat.Fillimisht ishte Brikena ajo që tërhoqi vëmendjen, pasi ndryshoi foton e profilit në Instagram duke vendosur një imazh romantik me Mateon, të realizuar me Inteligjencë Artificiale.

READ MORE  Dëshmia e Noizyt për Cllevion trondit gjykatën, dalin detaje të reja! (Video)

Ky veprim u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një sinjal i qartë se lidhja e tyre vazhdon.

Por edhe Mateo nuk mbeti pas.

Ai publikoi në InstaStory një screenshot nga një telefonatë me Brikenën, ku shfaqej fotografia e saj në ekran, e shoqëruar me mbishkrimin romantik: “Më mungon @itsbriki”.

Postimet kanë ndezur menjëherë reagime në rrjet, sidomos pasi prej ditësh fansat po aludonin për një ndarje mes tyre për shkak të mungesës së daljeve publike.

READ MORE  Pas shumë kritikash, vjen reagimi i Bes Kallakut për protestat në vend (Foto)

Megjithatë, duket se distanca mes çiftit lidhet vetëm me faktin që Brikena ndodhet aktualisht në Itali pranë familjes së saj.

Published inShowbiz