Skip to content

Dyshohet se u hodh nga ‘Ura e Vashës’ në Klos, ndërron jetë 35-vjeçari! I la një mesazh familjes para se të kryente aktin e rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga ura.

Sipas informacioneve paraprake, 35-vjeçari, banues në fshatin Bastar Murrize të Tiranës, kishte udhëtuar me automjetin e tij dhe e kishte ndaluar atë pranë urës, e cila ka një lartësi prej rreth 152 metrash.

LEXO MË SHUMË!  Parashikimi shokues i fizikantit, ja sa do të jetë popullsia e botës në vitin 2064!

Dyshohet se i riu po përballej me probleme të rënda emocionale. Pak para se të ndërmerrte aktin e rëndë, ai i ka dërguar një mesazh familjes, duke i lënë bashkëshortes një amanet për vajzën e tyre.

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes.

LEXO MË SHUMË!  VIDEO e re nga pengmarrja e Eglant Koçit në Tiranë/ Momenti kur ‘Mand dhelpra’ doli me qese të zezë, çfarë kishte në to?
Published inNews