Skip to content

“Lajm i Fundit: Ngjarje e rëndë në Klos! Paralajmëroi bashkëshorten dhe u hodh nga ura, dalin prapaskenat”

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Klos, pasi dyshohet se është hedhur nga Ura e Vashës, në rrethana ende të paqarta.

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë banues në Zall-Bastar të Tiranës. Dritan Lila, rreth 35 vjeç, nga Zall-Bastari, është personi që humbi jetën pasi u hodh nga Ura e Vashës.

LEXO MË SHUMË!  Ish-kryetari i PS “shpërthen” ndaj Ramës: Krijove administratën më të ...

Lila ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Mësohet se, pak para ngjarjes, ai i kishte dërguar një mesazh bashkëshortes së tij, duke i njoftuar për qëllimin për t’u hedhur nga ura.

Bashkëshortja ka njoftuar menjëherë Policinë dhe familjarët, ndërsa kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari punonte prej kohësh në zonën e Rrugës së Arbrit.

LEXO MË SHUMË!  LAJM I FUNDIT/ Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori Shqiptar…

Trupi i Dritan Lilës u nxor nga ujërat mbrëmjen e djeshme, pas operacionit të kërkim-shpëtimit.
Autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNews