Skip to content

PAMJET që po bëjnë xhiron e rrjetit, motoristi kapet duke ngrënë ushqimin e klientit

Një video e regjistruar në Napoli dhe e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të shumta.

Në pamje shihet një motorist i ndaluar në rrugë, teksa konsumon ushqim nga një paketim që, sipas të gjitha gjasave, ishte një porosi që duhej t’i dorëzohej një klienti.

LEXO MË SHUMË!  Kishte vrarë vajzën 2-vjeçare! Momenti kur 3 të dënuarit hyjnë në qelinë e burgut dhe mas*krojnë për vdekje 33-vjeçarin (Video)

Videoja është filmuar nga një banor i zonës dhe më pas është publikuar edhe nga eurodeputeti italian Francesco Emilio Borrelli, duke nxitur një valë komentesh dhe reagimesh në rrjet.

Nga paketimi që shihet në pamje krijohet përshtypja se bëhet fjalë për një porosi të kryer përmes një platforme shpërndarjeje ushqimi.

LEXO MË SHUMË!  Tr*gjike/ Autobusi përfshihet nga flakët, humbin jetën shtatë persona

Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse ushqimi ishte vërtet porosia e një klienti apo nëse motoristi ishte duke e transportuar atë.

Pamjet janë bërë virale, ndërsa sjellja e motoristit ka ngjallur debat të madh në rrjetet sociale.

Published inNews