Skip to content

Shqiptari që vrau 45-vjeçaren në Athinë ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Çfarë dëshmon bashkëshortja

Policia greke po mbledh prova të reja për të zbardhur rrethanat e vrasjes së 45-vjeçares, Lulieta Obzova me origjinë shqiptare e cila u qëllua për vdekje nga Altin Allmuça gjithashtu shqiptar, që më pas kreu vetëvrasje.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit para krimit dhe të përcaktojnë marrëdhënien mes dy personave.

LEXO MË SHUMË!  E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, nëna humb jetën duke mbrojtur vajzën e saj gjatë tërmetit në Venezuelë

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, 48-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa bashkëshortja e tij u ka deklaruar autoriteteve se nuk kishte dijeni për ndonjë marrëdhënie mes tij dhe viktimës.

Në kuadër të hetimeve, policia ka kryer kontroll në banesën e 48-vjeçarit në Tavros.

LEXO MË SHUMË!  “Tërbohet” moti/ Kjo Bashki e Shqipërisë ngre ALARMIN

Objektivi është gjetja e pajisjeve elektronike, dokumenteve apo provave të tjera që mund të ndihmojnë në përcaktimin e lëvizjeve dhe komunikimeve të tij para ngjarjes.

Gjithashtu po analizohen telefonat celularë dhe aktiviteti online i të dy personave.

Published inNews