Skip to content

Aksident i rëndë! Një i vdekur pasi autobusi me turistë përfshihet nga flakët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku një person ka humbur jetën. Raportohet se një autobus që po transportonte turistë u përfshi nga flakët pranë kryqëzimit të rrugëve “State Route 60” dhe “Azusa Avenue”, në zonën e Hacienda Heights.

Sipas autoriteteve, zjarri nisi në pjesën e pasme të autobusit dhe përfshiu disa rreshta sediljesh.

LEXO MË SHUMË!  Aksidenti tragjik në Tiranë! Kanë humbur nga një këmbë, nënë e bijë transportohen drejt Greqisë! Familjarët bëjnë apel shqiptarëve për ndihmë

Automjeti dyshohet se i përkiste kompanisë meksikane të transportit turistik Viajes Azteca. Forcat e emergjencës mbërritën në vendngjarje, ku gjetën një person të pajetë. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.

Zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll përpara se flakët të përfshinin të gjithë autobusin. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesën e pasme të automjetit të dëmtuar rëndë. Incidenti shkaktoi gjithashtu bllokime të trafikut në një pjesë të autostradës.

LEXO MË SHUMË!  Tjetër krim i rëndë në Tiranë, një burrë po lufton me vdekjen pasi u sulmua me levë në kokë

Autoritetet bëjnë të ditur se autobusi nuk ishte përfshirë në ndonjë aksident trafiku përpara se të shpërthente zjarri. Shkaku i incidentit mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e zjarrit vijojnë.

Published inNews